Kjo është makina e parë që noton dhe fluturon

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 16:34 | Nga

Flyer është makina e parë fluturuese. Makina është realizuar nga një kompani e re kaliforniane e quajtur Kirry Haëk dhe është financuar nga miliarderi Larry Page, bashkë-themeluesi i Google.

Flyer është plotësisht elektrike, ngrihet deri në 30 metra lartësi, udhëton me një shpejtësi 30 km/orë dhe peshon vetëm 113 kilogramë.

Duke qenë se futet në kategorinë e mjeteve fluturuese ultralight (super të lehta), Flyer nuk ka nevojë për licensë të veçantë për tu pilotuar.

Duke folur estetikisht, ai të kujton tiparet e një droni dhe ka dhjetë helika të cilat e ushqejnë duke krijuar një mundësi fluturimi nga dymbëdhjetë dhe njëzet minuta.

Çmimi i Flyer nuk është përcaktuar ende.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme