Personi që u ther për vdekje sot në qendër të Gjilanit është 40-vjeçar, ndërsa i dyshuari është 29-vjeç. Ky i fundit është arrestuar pas aktit tragjik, ndërsa motivet që çuan drejt vrasjes mbeten akoma të panjohura.
Ndryshe, rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.