Liverpooli ka dërguar ofertën e parë për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Milan është duke e konsideruar mundësinë e shitjes së portierit Gianluigi Donnarumma.
Liverpool është një prej klubeve të reja që ka shfaqur interesim për blerjen e tij.
Por, mediat italiane raportojnë se oferta e parë nga “Reds” nuk është ajo e kërkuara nga “Rossonerët”, përcjell lajmi.net.
Liverpool ka ofruar 40 milionë euro për Donnarumman, shifër që konsiderohet e ultë nga drejtuesit e klubit nga San Siro.
Milan kërkon më shumë për të shitur portierin e ri italian, gjatë afatit kalimtar të verës.