Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka edhe një punë të dytë. Ai punon në kompaninë zvicerane që menaxhon futbollistë, ‘Footuro Ag’, shkruan Gazeta Metro.
Bernard Challandes po shijon momentet më të mira në karrierë si trajner.
Prej marsit të vitit 2018 kur lidhi marrëveshje me Kosovën, në 17 ndeshje ka pësuar vetëm 1 humbje.
Me ‘Dardanët’ arriti të shkoi në Play Off të Ligës së Kombeve.
Por trajneri zviceran përveç punës primare që ka te Kosova, ai punon edhe në kompaninë Zvicerane që menaxhon futbollistë ‘Footuro Ag’.
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca e Arbenit Xhemajli menaxhohen nga kjo kompani.