Ditëve të para të javës pritet mot i ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu.
Gjatë ditës së sotme, ditë e hënë, priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Nesër pritet të ketë mot pjesërisht të vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.
Pas të martës, moti do jetë kryesisht me vranësira. Gjatë ditës me reshje lokale shiu, e në pjesët lindore të vendit mundësi për bubullima. Në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të qëndrueshme, vende-vende edhe më intensive.
Të enjten pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, me intervale më të gjata me diell. Ndërkaq, të premten pritet të jetë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 11C deri në 7C, e ato maksimale do luhaten nga 19C deri në 23C.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.