Një lagje e Prishtinës ka mbetur pa ujë.
“Sot në orën 06:00 janë njoftuar se në lagjen “Tasligje” të kryeqytetit ka ndodhur një defekt në një tubacion të ujit, konkretisht në rrugën “Abdyl Ramaj”, thuhet në njoftimin e KRU.
Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.
Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe po ashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet.
KRU “Prishtina” njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.