Interi arriti një barazim ndaj Milanit në derbi me rezultat 2-2.
Goli i barazimit u shënua nga Ivan Perisic në minutat shtesë të takimit dhe mjaftoi që të gjithë lojtarët dhe tifozët mysafirë të festojnë si të çmendur.
Kroati në momentin e festimit nga dëshira e madhe hoqi fanellën dhe e gjuajti, por ai që e ngriti nga toka dhe pastaj ia dorëzoi anësorit ishte kapiteni Mauro Icardi.
Ky detaj është përshëndetur nga tifozët e Interit të cilët kanë lavdëruar argjentinasin në rrjetet sociale.
Pas kësaj barazimi Nerazzurrët ngjiten në vendin e nëntë me 18-pikë.