Lëvizja për Bashkim do të jetë pjesë e qeverisjes me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, i cili tani është asamblist nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.
“Ne do të jemi pjesë e qeverisjes”, ka deklaruar Kuleta.
Ndryshe, asamblistët e Prishtinës sot janë duke votuar për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.
I propozuar për kryesues të Asamblesë së Prishtinës është Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.