Rreth 63 milionë njerëz gjatë vitit 2015 ishin të varur nga alkooli, ndërsa 20 milionë të varur nga marijuhana, dhe 17 milionë të tjera të varur na opiatet.
Ata që pinë edhe alkool edhe duhan, e kanë shëndetin më të rrezikuar sesa ata që përdorin droga, thuhet në raportin “Të dhënat statistikore globale për konsumin e alkoolit, duhanit dhe drogave ilegale”, transmeton gazetametro.net
Nga të dhënat del se rreth 18 për qind e njerëzve vitin e kaluar për cdo natë kanë konsumuar deri 60 gram alkool, ndërsa 15 për qind të tyre kanë konsumuar duhan.
Prej këtyre 2,8 për qind kanë thënë e kanë përdorur marijuhanën gjatë vitit, 0,77 për qind të tyre kanë konsumuar amfetaminë, 0,37 opiate dhe 0,35 kokainë.
Konsumatorët e sasive më të mëdha të alkoolit jetojnë në Europën Qendrore dhe atë Lindore, ku për kokë banori konsumohen 11 deri 12 litra alkool të pastër, për dallim me 6 litra për kokë banori sa konsumohet mesatarisht në pjesën tjetër të botës.
Në këto regjione po ashtu është shënuar edhe konsumi më i madh i duhanit. Shifrat shkojnë nga 21 deri në 24 për qind të popullsisë.
Ndër gjitha këto, shkaktari më i madh i vdekjeve është duhani. Në çdo 100 mijë vdekje në vitin 2015, 110 ishin të lidhura me duhanin, 33 me konsumin e alkoolit ndërsa 7 për qind me konsumin e drogave ilegale.