Një klerik indonezian është dënuar me vdekje për orkestrimin e një sulmi terrorist në vitin 2016 në Xhakarta, i cili la katër të vdekur .
Aman Aburrahman u dënua për planifikimin e sulmit që e kreu një kamikaz në një Starbucks.
Kleriku, i cili kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik (IS), është gjithashtu udhëheqësi shpirtëror i një rrjeti ekstremist lokal.
Sulmi i vitit 2016 ishte i pari i lidhur me ISIS-n në Indonezi.
Aburrahman, 46 vjeç, ka qenë në burg që nga viti 2010, por gjykata konstatoi se ai kishte planifikuar sulmet nga burgu.