Në hapësirat e Institutit KLGI u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Institutit KLGI dhe rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu”. Nënshkruesit e memorandumit, Besnik Muçaj nga Instituti KLGI dhe Shemsi Jashari nga DFK, u zotuan për bashkëpunim në funksion të forcimit të demokracisë lokale.
Ky bashkëpunim është në vazhdën e angazhimeve të Institutit KLGI në mbështetje të organizatave dhe iniciativave në nivelin lokal. Instituti KLGI, në strategjinë punës, ka për qëllim fuqizimin e qeverisjes lokale nëpërmjet një mjedisi demokratik, si mjet dhe mundësi për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit në mes shoqërisë civile dhe komunave.
Përderisa, Rrjeti “Demokracia Fillon Këtu”, synon të fuqizojë rolin e saj në mbështetje të institucioneve komunale, artikulimit dhe adresimit të nevojave të publikut, njëkohësisht monitorimin si mjet i rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
Instituti KLGI do ta mbështes DFK në aspektin profesional dhe operacional në funksion të ndërtimit të një platforme të diskutimit me OJQ dhe institucione në mënyrë që të arrihet tek një agjendë e përbashkët e ndër-veprimit.
Instituti KLGI mbetet i hapur dhe i përkushtuar në mbështetjen e shoqërisë civile, profesionistëve të rinj dhe përgjithësisht akterëve në nivelin lokal në përpjekjet e përbashkëta drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale.