Instituti KLGI, mbajti modulin e dytë të programit LGA ku në sesione të ndara u trajtuar relacionet në mes nivelit qendror dhe atij lokal. Në fokus ishin aspektet strategjike dhe zhvillimore të komunave, nëpërmjet koordinimit të politikave, agjendave të përbashkëta dhe financimit adekuat të kompetencave.
Përtej kësaj, u analizuan edhe modelet rajonale në veçanti procesi et e reformës së qeverisjes lokale (vendore) që ka ndërmarrë Shqipëria në funksion të adresimit të sfidave zhvillimore dhe integrimit evropian.
Përgjatë sesione, diskutimeve dhe punëve në grupe u theksua se paqartësitësitë ligjore, procedurale dhe funksionale në mes nivele të qeverisjes, që për komunat po dalin si pengesë e madhe në zbatim funksional të kompetencave dhe shërbimeve. Ku si pasojë e kësaj komplikueshmërie komunat nuk po arrijnë të hartojnë politika dhe plane të qëndrueshme zhvillimore.
Gjatë diskutimeve u vu theksi edhe tek menaxhimi financiar nga komunat duke pasur parasysh se Ligji për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) ka për qëllim forcimin e autonomisë fiskale dhe të përgjegjësive të komunave për menaxhimin – në proporcion me kompetencat e tyre për ofrimin e shërbimeve – dhe në të njëjtën kohë sigurimin e një kornize efikase për përgjegjësi fiskale ndërinstitucionale.
Përderisa nëpërmes shembujve, u analizuar fushat dhe sektorët funksional në komuna, ku u pa qartë se qeverisja lokale ende vazhdon të funksionoj në paqartësi, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikëqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje.
Krejt në fund u theksua domosdoshmërinë që procesi i reformës të shtyhet paralel me ri-shikimin funksional të decentralizimit. Duke adresuar kërkesën që ky proces duhet të ndodh kujdesshëm dhe sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.