Qeveria e Kosovës ka vendosur që Komuna e Klinës dhe ajo e Vitisë të vazhdojnë të mbeten të izoluara.
Këtë vendim qeveria e Kosovës e mori mbrëmë në mbledhjen e fundit .
Ky vendim do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.
“Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrë mbledhjen e 22-të korresponduese për të shqyrtuar vendimet rreth masave për parandalimin e përhapjes dhe kontrollit të pandemisë me infeksionin e virusit korona, COVID-19.
Në mbledhje, Qeveria në detyrë ka vendosur që:
– Vendimi Nr.01/07 i datës 11.03.2020 (i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin 01/16 të datës 26 mars 2020);
– Vendimi Nr. 01/09 i datës 13.03.2020;
– Vendimi Nr. 01/10 i datës 14.03.2020;
– Vendimi Nr. 01/11 i datës 15.03.2020;”, thuhet në vendimin e qeverisë.