Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, është mbajtur koncert i muzikës korale me interpretime të autorëve të muzikës kosovare e që morën pjesë një numër i konsiderueshëm i adhuruesve të këtij arti muzikor me udhëheqës artistik dhe mjeshtër të korit e nën dirigjimin e udhëheqjen artistike të maestro mr. Memli Kelmendi.
Me një program të pasur kulturo artistik të zhanrit të muzikës klasike, artistët e korit shqiptar “SIPARANTUM CHOIR” nga Peja interpretuan veprat të kompozitorëve të ndryshëm botëror: Adoramus te / Domenico Bartolucci, Crucem tuam / Domenico Bartolucci, Counting Music / Chirs Laëry, Signore delle cime /Bepi de Marzi, Kopile moj kopile ( Ar. për zë, flautë, gitarë dhe kor femrash, Memli Kelemndi), Albana Nila vokal, Blerina Zeka flautë, Luan Sapunxhiu, gitarë, Salve Regina /Josip Degl’ Ivellio, Agnus Dei / Memli Kelmendi, Aver Verum Corpus / Josip Degl’ Ivellio, Tantun Ergo / Josip Degl’ Ivellio, Dua më shumë Shqipërinë / Thoma Avrami, ( ar. për solist ,kor dhe piano , Memli Kelemdni), Azem Lukaj, tenor, Ardea Buquku piano, Lux Armuque / Eric Ëhitarce – Arita Bajraktari, Lacrimosa / Zbignieë Preisner ( Ar. për solist, kor dhe ansambël cameral, Memli Kelmendi ) – Arita Bajraktari, soprano ( Ansambli: Leufat Buquku, violinë: Blerina Zeka, Flautë: Vilson Biba, Granit Sinani, klarinetë: Durim Jashari, dhe Marigo Belegu, organo.) Koncerti në fjalë u mbyll me këngën perlë të muzikës klasike Lacrimosa / Zbignieë Preisner (Ar. për solist, kor dhe ansambël cameral, Memli Kelmendi ) – Arita Bajraktari, soprano.
Njëherit pjesëmarrës i koncertit të kësaj mbrëmje përveç artdashësve të tjerë Klinas, ishte edhe kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota me bashkëpunëtorë i cili shprehi kënaqësinë e tij në pjesëmarrje i cili veç tjerash potencoi duke thënë se pjesë përbërëse e shtetit tonë është edhe muzika klasike ndaj uroj dirigjentin dhe solistët në fjalë duke i’u dëshiruar suksese në lëmin e artit klasik.
Në emër të komunës, kryetari Bashota ndau ndau mirënjohje të veçanta për dirigjentin maestro Memli Kelmendin, dekanin e Pejës e famullitarin don Lenc Sopin e prof. Rasim Gashin.