Komuna e Klinës sivjet është shpërblyer nga programi “Demos” i organizatës zvicerane “HELVETAS-Swiss Intercooperation”, për performancën e treguar më 2016, me 75 mijë euro.
Këto mjete Komuna kishte planifikuar t’i investonte në projektet më nevojtare aktualisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njëri projekt është ndërtimi i kanalizimit në fshatin Zajm, në të cilin fshat sipas drejtorit të Urbanizmit të Klinës, Lorenc Marleku, është urgjente ky investim. Shuma tjetër e këtij donacioni do të investohet në tri projekte tjera.
Këtij donacioni që kjo komunë e ka fituar nga “Demosi”, Marleku tregon se nga arka komunale do t’i shtohen edhe 30 mijë euro për realizimin e këtyre 4 projekteve.
Për bashkëfinancimin e këtyre projekteve të martën është nënshkruar edhe marrëveshja nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe organizata zvicerane “Helvetas Sëiss Intercooperation”, si edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.