Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se me datën 11 dhjetor do të konfirmohet aktakuza ndaj Nasim Haradinajt, përcjell Ekonomia Online.
“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore”, shkruan Klinaku.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales më 25 nëntor.