Klinë, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohen 10 mijë euro

| 03 Shk 2019 | 13:58 | Nga

Grabanicë të Klinës është arrestuar një i dyshuar pasi në shtëpinë e tij janë gjëra që dyshohej se nuk ishin të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe 18 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një pushke automatike AK-47 , një karikator dhe 11 mbajtës të fishekëve dhe 10.000 euro para”, raporton Policia e Kosovës.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme