Policia raporton se në Klinë dje ka kontrolluar disa lokale nën dyshimin se zhvillonin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.
“Raportohet se njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kontrolluar disa lokale, nën dyshimin se në të njëjtat zhvillohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit”.
“ Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.