Klinika e Onkologjisë me shërbim 24 orësh

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 14:39 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka marrë pjesë në promovimin e shërbimit 24 orësh për pacientët kurativ në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Ekonomia Online.

Ismaili tha se duke i trajtuar rastet e tilla në çdo kohë, do të ulen shpenzimet e qytetarëve e do të parandalohet dërgimin i tyre jashtë QKUK-së.

Ai pohoi se është bërë një punë shumë e madhe në përkrahje të kësaj iniciative.

“Nga nesër do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë. Falënderim të veçantë për personelin mjekësor të kësaj Klinike, të cilët, përveç punës së jashtëzakonshme deri më sot, janë mobilizuar që të ofrojnë këto shërbime shumë të nevojshme për qytetarët tanë”.

“Është obligim i imi si ministër, por edhe i personelit mjekësor, që të jemi afër qytetarëve tanë në momentet kur ata kanë nevojë. Së bashku, do ta dërgojmë deri në fund misionin për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi”.

Ismaili, më tej  theksoi se do të përmirësojmë furnizimin me barna, material shpenzues, pajise dhe personel, pra fillim që s’ka përfunduar dhe me përkrahje stafit do arrihet të bëhet 24-orë shërbimi.

Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë tha se nga sot Klinika e Onkologjisë do të ketë më të lehtë të zbatojë protokollet  3 dhe 5 ditore të mjekimit të pacientëve me nevoja onkologjike.

Sipas tij, klinika do të ketë  mundësi të përcjellë  efektet anësore më mirë dhe gjatë vikendit, edhe pacientët e radioterapisë në mungesë të udhëtimit do të mund të qëndrojnë në klinikë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit  Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Basri Sejdiu, tha se qëndrimi 24 orësh i pacientëve është një hap shumë i mirë për klinikën e tyre, pasi që do të mundësohet trajtimi i më shumë pacientëve.

Gjithashtu në kundër të këtij aktivitetit drejtuesit e kësaj klinike dhe përfaqësues të Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, zhvilluan edhe disa aktivitete informuese në prag të Ditës Botërore të Kancerit si si dhe shpërndan materiale vetëdijesuese për pacientë dhe të tjerë.

Të ngjashme