Klinika e ORL-së në QKUK i shpëton jetën fëmijës 1.5 vjet

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar  jetën e fëmijës  E. R (2017), i cili me autoambulancë në gjendje të rënduar ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, si pasojë e përtypjes së kikirikëve.

 Në pranim,  mjeku kujdestar i klinikës,  konstaton gjendjen e rëndë të fëmijës  dhe bënë  përgatitjen urgjente për ta futur në sallë, duke kompletuar fëmijën me analiza dhe konsulta pediatrike  si dhe nga ana e anesteziologut . Konstatohet gjendje e rënduar e fëmijës, e  bazuar në ekzaminim dhe radiografi të kraharorit,   konstatohet se njëri  krah mushkëror ishte jashtë funksionit .

Duke qenë se ka  më shumë përvojë dhe është i përgatitur   për të tilla raste, thirret drejtori i klinikës, i cili bashkë me ekipin kujdestar të anesteziologjisë realizojnë bronkosopkinë rigjide,  heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë).  Procedura kaloi pa komplikime dhe fëmija gëzon shëndet të mirë.

Pas radiografisë kontrolluese, shihet se është bërë rifunksionalizimi i mushkërive. Fëmija pas këtij tretmani është lëshuar në shtëpi.  

Sipas deklarimeve të prindërve, fëmija ka qenë në shtëpi, derisa ata po pinin çaj, ai ka marrë një farë kikiriku dhe ka futur në gojë, ku ate pastaj e ka  tërheqë rryma ajrore në mushkëri (bronke) dhe fëmija  ka përjetuar situatë të rëndë e është shoqëruar me cianoze (nxirje).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme