Reparti i Hemato – Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) pajisja me Kabinën e Sigurisë mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës.
“Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në Repartin e Hemato-Onkologjisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK.
Më tej në njoftim thuhet se “rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së”.