Klinika e Radiologjisë kryen për herë të parë Rezonancën Magnetike të tërë trupit

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Klinika e radiologjisë vazhdon me sukesin e rradhës, për herë të parë realizon RM të tërë trupit – Whole body MRI

Me menaxhimin modern të resurseve teknike e atyre humane, Klinika e Radiologjisë ka arritur të kompletohet për të realizuar për herë të parë RM të tërë trupit.

Kompletimi i programeve softverike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve me vetmohim në secilën hallkë, mundësuan që tekniku Mustafë Buzoku me sukese të kryej këtë inçizim.

Nevojat e popullatës dhe të klinicistëve për këtë inçizim shumë të shtrenjtë janë ekstrem të mëdha dhe në të ardhmen planifikohet organizimi adekuat i këtij shërbimi për të shërbyer pacientët Kosovar.

Arritja e shfrytzueshmërisë maksimale të aparaturës në të cilën MSHRKS ka investuar në këtë aparat paratë e taksapaguesve kosovarë, tregon se planifikimi dhe menaxhimi kanë qenë të duhura.

Ky shembulll është imperativ për vazhdimin e përkrahjes së kësaj klinike të zgjeroj shërbimet e saja si lider i inovacionit dhe efikasitetit për të mirën e shërbimeve mjekësore në sektorin publik për nevojat e pacientëve e të klinicistëve mjekësor.

Vlen të përmendet se drejtor në këtë Klinikë është Dr. Bujar Gjikolli.

Të ngjashme