Klinika e Syve sot ka pranuar një donacion në paisje në vlerë 21 mijë euro nga “People in Need”, mundësuar nga Agjencia Çeke për Zhvillim.
Me këtë rast, Ramadan Berisha, i cili përfaqëson donatorin, tha se ky donacion është dhuratë nga populli çek.
“Ky donacion realizohet në kuadër të projektit ‘Integrimi i personave me probleme me shikim’”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, kjo aparaturë do të mundësojë dhe lehtësojë trajtimin e personave që kanë probleme me shikim, e që ka qenë edhe synimi kryesor i donacionit që është realizuar përmes Agjencisë Çeke, e cila është prezente nga viti 2010 në Kosovë.
Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK, tha se donacioni ka vlerë të madhe për Klinikën e Syve ngase janë paisje dhe aparatura të nevojshme.
Ai falenderoi donatorin, duke rikujtuar se para 2 vjetëve kishin sjellur edhe një doktor kirurg, i cili ka punuar për 5 ditë në kuadër të Klinikës së Syve.