Në Klinikën e Urologjisë është realizuar me sukses një operacion i rrallë. Më shumë se 6 orë i janë dashur ekipit mjekësor që të largojë nga veshka e djathtë e pacientit I.SH, tumorin të gjatë 18 centimetra.
Sipas njoftimit nga kjo klinikë, ndërhyrja ishte sfiduese dhe me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut.
“Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit (stomakut), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut (Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.
Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut (siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë.
Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftim.
Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.
Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë, Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.