Klinika Infektive furnizohet me barna nga ana e MSh-ja

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 16:08 | Nga

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se pas kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.

Zyra e drejtorit të SHSKUK-së njofton se pas takimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, dhe me Bordin drejtues të SHSKUK-së, është arritur të bëhet furnizimi i nevojshëm.

Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:
1. Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë
2. Vancomycin 500mg = 800 copë
3. Amoxicilin 250mg sir = 50 copë
4. Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë
5. Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë
6. Sistema për Infuzion = 500 copë
7. Gjilpëra 21G = 5000 copë
8. Shiringa 50 ml = 100 copë
9. Ndërresa për fëmijë = 100 copë

Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdoj.

Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme