Klipi i ri i Majkut dhe Getit, ja sa harxhojnë reperat për veshjen

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 11:59 | Nga

Reperi i njohur Majk, ka publikuar së fundmi bashkëpunimi e tij më të ri me reperin Getoar Selimi.

“Paris Milano” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është vazhdimësi e dy bashkëpunimeve të tyre shumë të suksesshme “S’jena mo” dhe “Ajo”.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe klipi, i cili është xhiruar në Mal të Zi.

Si çdo herë, dy reperët u shfaqën mjaft me stil në paraqitjet e tyre në klip dhe duket sa kanë harxhuar mjaft.

Një nga robdeshamberët, me të cilin Majk shfaqet në një nga skenat në klip, kap shifrën e 2885 eurove.

Kjo veshje i takon markës Versace.


Ndërkohë, diçka më pak ka shpenzuar miku i tij, reperi Getoar Selimi, i cili në pantallonat e shkurtër dhe bluzën e bardhë me lule, ka shpenzuar 985 euro.

Kjo veshje i përket markës së njohur tregtare “Stella McCartney”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme