Jurgen Klopp ka insistuar se nuk mund të dyshohet për përqendrimin e Philippe Coutinhos te Liverpooli, përkundër zhgënjimit të tij për mos transferim te Barcelona.
Braziliani gjatë verës bëri kërkesë zyrtare për largim por klubi anglez refuzoi tri oferta të Barçës për të.
“Është mirë që e kemi këtu. Nuk mendoj se duhet të flasim se kush përballoi më mirë situatën – në fund jemi profesionistë dhe duhet t’i marrim gjërat ashtu siç janë. Natyrisht ai është në formë shumë të mirë”, ka thënë Klopp në konferencën për media.
“Kjo është mirë për ne dhe gjëja më e rëndësishme. Ekipi është i lumtur me rikthimin e tij dhe nuk ka pasur biseda për çfarë apo çka. Ky është futbolli profesional”, ka shtuar ai.
“Të jesh 100 për qind aty ku duhet edhe kur vendimet merren – kështu shkon jeta dhe as futbolli nuk është ndryshe. Ai është këtu me ne 100 për qind dhe kjo është gjë e mirë”.