Jurgen Klopp heziton të diskutojë rreth të ardhmes përtej kontratës aktuale që ka me Liverpoolin.
Gjermani ka një marrëveshje me skuadrën angleze që është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.
Trajneri The Reds ka pohuar se nuk po mendon për momentin rreth kësaj teme pasi që është i fokusuar t’i sjell trofe klubit.
“Unë nuk dua të mendoj shumë për të ardhmen. Nëse e shkruani këtë tashmë, shumë njerëz do të flasin. Gjithçka është mirë për momentin, por ende nuk kam fituar asgjë “.
“Nuk duhet të mendojmë për vitin 2022, është një rrugë e gjatë për të shkuar deri atje. Në verë, do të ketë njerëz që thonë se është koha më e mirë për mua të shkoj nëse nuk fitojmë diçka”.
“Për sa kohë që ne të gjithë e shijojmë udhëtimin këtu, dhe dua të them të gjithë – nga pronarët, lojtarët tek mbështetësit, tek të gjithë rreth klubit – jemi në rregull”.
“Është një kohë e mirë dhe deri më 2022 është një kohë e gjatë, kështu që nuk duhet të mendojmë rreth kësaj”, tha strategu.
Ndryshe, Liverpooli aktualisht është lider i Ligës Premier me 48 pikë, përkatësisht ka katër më tepër se vendi i dytë, Macheseter City.