Derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në Ligën Premier përfundoi pa gola, por Jurgen Klopp shikon anën pozitive të barazimit.
Reds kaluan në renditje Manchester Cityn me një pikë, duke u bërë kështu lider të kampionatit elitar anglez.
“Ne kemi një pikë më shumë dhe kjo është në rregull. Para ndeshjes, duke parë formën që po kalonte Unitedit, shumë do të thoshin se ky ishte momenti më i keq për t’u përballur me ata”.
“E kemi filluar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme, e filluam pikërisht ashtu siç dëshironim. Pastaj filluan një seri lëndimesh”.
“Shumë ndërprerje dhe gjëra të tilla, sigurisht që ndikuan në ritmin e ndeshjes. Nuk mund ta shpjegoj qartë pse ndodhi kjo”, ka thënë Klopp.
Është karakteristike se në këtë ndeshje ndodhën shumë lëndime në pjesën e parë, Unitedit iu lënduan tre lojtarë, kurse Liverpoolit një.
Që në pjesën e parë të kryekëshin katër zëvendësime nuk kishte ndodhur që nga shkurti i 2009, atëherë në ndeshjen Athletic-Fulham.