Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ende disa para për të shpenzuar këtë verë pas marrëveshjes së tyre për mbrojtësin e RB Leipzig, Ibrahima Konate.
Sipas mediumit të njohur ESPN, buxheti i Liverpoolit për pjesën tjetër të afatit kalimtar së verës është vendosur të jetë rreth 50 milionë funte.
Sidoqoftë, shuma mund të rritet me shitjet e mëtejshme të lojtarëve ndërsa Klopp kërkon të formojë një skuadër fituese të titullit.
Shtimi i Konates nga RB Leipzig është një goditje e madhe për Liverpoolin që zgjidh një nga pozicionet e tyre më problematike, por mbrojtësi nuk do të jetë transferimi i vetëm.
Megjithatë, fondet e Reds pritet të rriten nga shitjet e shumta që mund të ndodhin në Anfield.
Portieri Adrian ka të ngjarë të largohet si një lojtar i lirë, ashtu sikurse edhe të rinjtë Ben Woodburn dhe Harry Wilson që pritet të largohen.
Drejtuesit e Reds gjithashtu synojnë të fitojnë para nga shitja e Xherdan Shaqirit dhe Divock Origit.