Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se nuk e ka asnjë ide se kur do të arrijë ta fitojë ndonjë trofe me skuadrën e tij, por nuk dëshiron të mbahet mend si trajneri argëtues i Liverpoolit, i cili nuk arriti të fitojë asnjë titull.
Strategu gjerman e ka festuar përvjetorin e tretë në Anfield këtë të hënë, por përkundër që e ka drejtuar klubin drejt tri finaleve, ai nuk ka arritur të tregohet i suksesshëm në asnjërën prej tyre, transmeton Gazeta Express.
Në fakt, Kloppi i ka humbur gjashtë finalet e fundit që nga koha kur e kishte fituar një për herë të fundit me Dortmundin në vitin 2012.
Megjithatë, kur u prezantua në tetor të vitit 2015 si trajner i Liverpoolit, ai premtoi se do ta fitonte të paktën një titull brenda katër viteve. Por, pas katër finaleve të humbura, ai e ka pranuar se nuk e di kur do të ndodhë kjo gjë.
“E kam thënë këtë disa herë: Nuk kam asnjë ide kur do të fitojmë diçka, por jam i sigurt se ky klub do të fitojë diçka. Nuk e di kur kështu që ne duhet ta shijojmë jetën tonë deri atëherë”, ka thënë Klopp.
“Le ta shijojmë botë, le ta shijojmë futbollit, le ta shijojmë udhëtimin dhe këtë gjë e kemi bërë deri më tani, kemi kaluar mirë. Askush nuk dëshiron që të shikojmë prapa pas 10 apo 20 viteve dhe të thotë: ‘Kemi kaluar më së miri pa fituar asgjë kur Kloppi ishte këtu. Ishte shumë qesharake dhe gjëra të tilla’”.
“Nuk dua të mbahem mend kështu pasi që nuk është synimi im, ne kemi ende kohë për të bërë diçka të veçantë dhe ne duhet ta theksojmë përmirësimin dhe zhvillimin që duhet ta bëjmë për të arritur diçka të tillë”. /Gazeta Express/