Paul Pogba është lojtar i Manchester United, sipas mediave angleze, me Juventusin që do të marrë rreth 120 milionë euro për mesfushorin francez.
Megjithatë, një shifër e tillë nuk i duket normale një trajneri si Jurgen Klopp, i cili pohon se nëse do të ishte trajner i United, nuk do ta bënte kurrë një blerje të tillë, thjesht për çmimin e çmendur.
“Nëse shpenzon 100 milionë sterlina për një futbollist dhe më pas ai dëmtohet, atëherë gjithçka e merr lumi. Kur futbolli të bëhet i tillë, me çmime kaq të larta për çdo lojtar cilësor, atëherë unë nuk do jem pjesë e tij, sepse futbolli është lojë skuadre.
Në futboll të gjithë duan të kenë lojtarët më të mirë, por për të pasur sukses duhet të ndërtosh grupin fillimisht. Klubet e tjerë të vazhdojnë të shpenzojnë shifra të tilla, por unë nuk do ta bëj kurrë, edhe nëse Liverpooli më thotë që e kam buxhetin. Nëse unë do të shpenzoj para, do ta bëj për të ndërtuar një skuadër, jo për të blerë një yll”.