Liverpool kanë kohë të përgatiten nëntë ditë për njërën nga sfidat më kryesore në luftën për titull të Premierligës.
Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka zbuluar se do të përdorë një metodë trajnimi ndryshe në seancat e tij stërvitore për t’u përgatitur sa më mirë.
Aston Villa, me një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj arriti që të shënoi gol dhe madje të barazoi pjesën e parë 1-1 ndaj Liverpoolit.
Megjithatë, The Reds në fund arritën të fitonin me rezultat bindës 4-1, duke ia bërë me dije Ole Gunnar Solskjaer se janë të gatshëm për derbi.
Klopp u shpreh se ka shumë lojtarë pa ritëm duke thënë: “”Kështu që ne do të bëjmë shumë situata me lojtarë duke u përballur mes vete 11 kundër 11 [në stërvitje] sepse kjo është një gjë shumë e rëndësishme për futbollistët”, tha ai pas ndeshjes ndaj Luanëve./Lajmi.net/