Ish-futbollisti i Real Madridit, Alvaro Benito e sheh Jurgen Kloppin si trajnerin ideal për ta drejtuar Realin, që është duke kaluar në një krizë.
Humbja e fundit nga Ajaxi, që e eliminoi nga Liga e Kampionëve ka shtuar spekulimet se e ardhmja e Santiago Solarit te Reali nuk është aspak e sigurt dhe Florentino Perez po kërkon trajner të ri.
“Nuk kam asnjë dyshim se trajneri që më së shumti i përshtatet Realit është Jurgen Klopp”, ka thënë Benito, raporton Marca.
Klopp gjithashtu ka marrë përkrahjen e tifozëve madrilen në një sondazh të bërë nga Marca.