Kloppi i beson plotësisht Salahut

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se i beson Mohamed Salahut, përkundër që futbollisti nuk ka qenë në formën e tij më të mirë së fundi. Kloppi beson se bashkëlojtari i tij, Sadio Mane, mund të ndikojë pozitivisht te egjiptiani.

Salah i kishte shënuar 44 gola në sezonin e tij të parë në Anfield dhe edhe pse i ka shënuar 20 të tilla deri më tani, fakti që nuk ka shënuar që shtatë ndeshje po i shqetëson tifozët e Liverpoolit.

Mane është futbollisti në formën më të mirë në skuadrën e Liverpoolit, duke e arritur shifrën prej 20 golave të shënuar, pasi i shënoi 11 në po aq ndeshje të zhvilluara.

Para kësaj, Mane nuk kishte arritur të shënonte në tetë ndeshje të nëntorit dhe dhjetorit. Nga 17 ndeshjet e zhvilluara gjatë asaj kohe, ai shënoi vetëm tri herë. Klopppi beson se Salah do të frymëzohet nga ky kthim i Manes.

“Sadio ka luajtur pothuajse gjithmonë në këtë mënyrë, por tani ai është gjithmonë në momentin e duhur, në vendin e duhur. Në futboll ndodhin gjëra të tilla nganjëherë”, ka thënë Kloppi për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Ai është duke e kaluar një periudhë shumë të mirë, natyrisht. E vetmja gjë që e bëri kur nuk ishte në formën më të mirë ishte që punonte dhe vetëm punonte”.

“Pikërisht këtë gjë duhet ta bëjë edhe Mo, pikërisht të njëjtën: vetëm të punojë, t’i bëjë gjërat e duhura dhe forma e mirë do të kthehet”.

“Ai është shumë i pafat, ndërsa Sadio është me fat për momentin – ai është në formë brilante, kjo është e vërtetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme