Mbrojtësi kroat Dejan Lovren nuk do të jetë në dispozicion të Jurgen Kloppit për ndeshjen e së shtunës ndaj Brightonit, dhe nuk pritet të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të kombëtareve.
Lovren mungoi në dy ndeshjet hapëse të “Të Kuqve” në Premier Ligë për shkak të një problemi në legen, dhe Kloppi pret që kroati të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit.
“Dejan është drejt rikthimit, po nuk është afër ekipit për stërvitje momentalisht. Ai nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen ndaj Brightonit. Jam i sigurt se s’do të ketë shanse të luajë as ndaj Leicesterit, dhe pas ndeshjeve të kombëtareve shpresojmë të jetë i gatshëm”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.