Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje të enjten në Anfield ndaj Burnleyt. Ndeshja përfundoi 1-0, ndërsa trajneri i skuadrës vendase, Jurgen Klopp, ka thënë se ndihet i habitur se si kanë humbur duke pasur shumë raste të mira shënimi gjatë lojës.
Ai ka thënë se është faji i tij dhe duke sigurohet që lojtarët të kenë besimin e duhur, shkruan goal.com.
“Ky është faji im. Është detyra ime të sigurohem që djemtë kanë besimin e duhur. Kjo nuk funksionoi. Ne kishim topin dhe krijuam shumë raste mirëpo nuk funksionoi. Kur diçka nuk shkon, duhet të përpiqemi më shumë, më gjatë dhe më shpesh që të marrim vendime të mira”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.
Liverpooli startoi pa Mohamed Salahun, Roberto Firminon dhe Jordan Hendersonin.
Liverpooli ka pësuar e humbje në shtëpi pas disa vitesh. Ai renditet në vendin e 4-t me 34 pikë të grumbulluara.