Klubi kinez, Shanghai Shenhua raportohet se ka filluar bisedimet me anësorin e Romës, Stephan El Shaaray të cilin i kanë ofruar 16 milionë euro për një sezon
Sky Sport Italia thekson se të hënën në mbrëmje Shenhua i ka propozuar El Sharawyit një pagë bazë prej 12 milionë euro vetëm që ai ti bashkohet atyre.
Në anën tjetër Gazetta dello Sport, ka thënë se se oferta është 8 milionë euro pagë të pastër për katër vite pa llogaritur taksat.
Megjithatë, gazeta ka theksuar se tani ka një problem, duke thënë se Shenhua e ka rishikuar propozimin e tyre për 16 milionë euro fitime neto, edhe pse me dy vite më pak kontratë.
Italiani ishte golashënuesi i Giallorossi në Serie A sezonin e kaluar me 11 gola por ka vetëm një vit kontratë në marrëveshjen e tij.
Bisedimet për një rinovim në mes të klubeve dhe lojtarit duket se janë ndërprerë përkohësisht.