Zyrtare: El Shaarawy e braktisë Italinë për Kinën

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Stephan El Shaarawy e ka braktisur Romën për t’iu bashkuar klubit kinez Shanghai Shenhua për 18 milionë euro.

Shenhua njoftoi mëngjesin e sotëm se El Shaarawy do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, nga e cila thuhet se do t’i përfitojë 15 milionë euro në sezon.

Roma, në anën tjetër, njoftoi se klubi kinez ia ka paguar 16 milionë euro për anësorin italian dhe se dy milionë të tjera do t’ia paguajë si bonuse.

Edhe pse fillimisht e kishte refuzuar kalimin në Superligën kineze, ish-ylli i Milanit kishte vetëm edhe një vjet të mbetur në kontratën e tij me Romën dhe meqë bisedimet për vazhdimin ngecen, ai vendosi të largohet.

26-vjeçari i kaloi tri sezone e gjysmë në kryeqytetin italian, duke i shënuar 40 gola dhe 26 asiste në 139 paraqitje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme