Klubet kineze “ofrojnë 16 milionë euro për El Shaarawy”

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Klubi kinez, Shanghai Shenhua raportohet se ka filluar bisedimet me anësorin e Romës, Stephan El Shaaray të cilin i kanë ofruar 16 milionë euro për një sezon

Sky Sport Italia thekson se të hënën në mbrëmje Shenhua i ka propozuar El Sharawyit një pagë bazë prej 12 milionë euro vetëm që ai ti bashkohet atyre.

Në anën tjetër Gazetta dello Sport, ka thënë se se oferta është 8 milionë euro pagë të pastër për katër vite pa llogaritur taksat.

Megjithatë, gazeta ka theksuar se tani ka një problem, duke thënë se Shenhua e ka rishikuar propozimin e tyre për 16 milionë euro fitime neto, edhe pse me dy vite më pak kontratë.

Italiani ishte golashënuesi i Giallorossi në Serie A sezonin e kaluar me 11 gola por ka vetëm një vit kontratë në marrëveshjen e tij.

Bisedimet për një rinovim në mes të klubeve dhe lojtarit duket se janë ndërprerë përkohësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme