Ekonomia Online
FUNDIT

“Klubet s’mund t’i nisin stërvitjet deri me 27 prill”

“Klubet s’mund t’i nisin stërvitjet deri me 27 prill”

Tashmë është konfirmuar, klubet s’do të dalin në stërvitje të paktën deri më 27 prill, apo edhe vikendin e 1 majit… Për shkak të koronavirusit, ekipet nuk janë stërvitur tash e një muaj dhe futbollistët të paktën do të vazhdojnë të jenë në karantinë deri më 27 prill. Lajmin e ka konfirmuar numri një i […]

Tashmë është konfirmuar, klubet s’do të dalin në stërvitje të paktën deri më 27 prill, apo edhe vikendin e 1 majit…

Për shkak të koronavirusit, ekipet nuk janë stërvitur tash e një muaj dhe futbollistët të paktën do të vazhdojnë të jenë në karantinë deri më 27 prill.

Lajmin e ka konfirmuar numri një i Komitetit Olimpik të Italisë, Giovanni Malago.

Ai ka treguar se së shpejti bllokimi i çdo gjëje në Itali do të shtyhet deri më 27 prill, po ashtu edhe dalja në stërvitje e klubeve.

Sipas tij, 27 prilli mund të jetë rinisja e ushtrimeve të klubeve nga Serie A, ndoshta edhe 1 maji, çka do të thotë se në fund të majit mund të rinis sezoni i mbetur në gjysmë për shkak të COVID-19. 

Të ngjashme