Klubi i Hendollit Prishtina: Jemi të shokuar nga ngjarja që i ka ndodhur bashkëlojtarit tonë

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Hendbollit Prishtinai ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e ndodhur sot në lagjën “Dardania” afër bulevardit “Bill Clinton”, ku ndodhi një vrasje e trefishtë.

Në mesazhin ngushëllues të KH “Prishtina”, shkruan se ndihen të tronditur me tragjedinë që i ka ndodhur, kapitenit, lojtarit të ekipit, Kreshnik Krasniqi.

“Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë”.

Tutje thuhet se të gjithë ndajmë dhimbjen me bashkëlojtarin e tyre.

“Të gjithë ndajmë dhimbjen me ty i dashur Kreshnik. Bëhu i fortë, ashtu si ishe gjithmonë që të përballosh këtë dhimbje me rastin e humbjes të më të dashurve të tu”.

Të ngjashme