Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah vendimin e ministrit Mustafa

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, Besian Mustafa për të intensifikuar realizimin e pagesat për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019, kështu duke realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

“Duke pasur parasysh edhe situatën emergjente në të cilën po kalojmë, ky vendim është i mirëseardhur pasi që është shumë me rëndësi që pagesat të bëhen dhe të rritet likuiditeti në ekonominë e vendit tonë, por edhe të mundësohet puna normale e fermerëve tanë”, thuhet në komunikatë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës i inkurajon edhe ministritë tjera shtetërore që të kryejnë të gjithat pagesat kontraktuale ndaj të gjithë operatorëve ekonomik, pasi që vetëm sa do të mundësohej qarkullimi dhe likuiditeti ekonomik dhe tejkalimi i kësaj situate me sa më pak vështirësi.

Të ngjashme