Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) dënon
kërcënimet që i u bënë specialistit të mikrobiologjisë, Lul Rakës.
Raka u kërcënua se do të digjet për së gjalli së bashku me familjen e tij, në
rast se propozon rikthimin e karantinë.
KMDLNj, përmes një komunikate për medie, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetohet rasti dhe të nxjerrën para ligjit kërcënuesit.
Komunikata e plotë:
Profesori Lul Raka është kërcënuar për një deklaratë për rrezikun e rikthimit të masave shtrënguese dhe kufizuese nëse qytetarët e Kosovës shpërfillin masat e sigurisë që janë rekomanduar nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.
Lul Raka është specialist i mikrobiologjisë dhe autoritet profesional ne këtë fushë sndaj rekomandimet e tija janë të mbështetura në eksperizë profesionale e që për ta përgorcuar pohimin e Lul Rakës nuk ka dëshmi më të saktë se rritja e numrit të të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë. Në kohën kur barra kryesore në luftën kundër pandemisë binte mbi shpatullat e profesionistëve shëndetësor, ne i quanim heronj të Kosovës dhe mbrojtës të jetëve tona kurse tani kur dikush vlerëson se i janë rrezikuar intereset, i kërcënojmë përmes rrjeteve sociale dhe nëse na jepet mundësia i sulmojmë edhe fizikisht.
KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të bëjë hetime të shpejta dhe ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore kërcënuesin e mundshëm.
E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet aq më parë që Lul Raka e ka dhënë deklaraten krejtësisht profesionale dhe punën që e bënë, në mbrojtje të shëndetit dhe interesit publik.
KMDLNj e dënon këtë kërcënim dhe shpreh mirënjohje dhe respekt për punën e Lul Rakës dhe të gjithëve punëtorëve shëndetësor.