KMDLNj e dënon djegien e shtëpisë në Cernicë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Sipas informatave të KMDLNj nga terreni, në fshatin Cernicë të Gjilanit është djegur shtëpi private e Svetozar Cvetkoviq.

Shkaqet e djegies së shtëpisë ende nuk është vërtetuar dhe janë duke u zhvilluar hetimet për këtë. KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe në rast se është një zjarrvënie e qëllimshme, personi apo personat përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

KMDLNj kërkon të mos paragjykohet rasti, deri në përfundim të
hetimeve. KMDLNj kërkon nga institucionet kosovare, lokale apo qendrore që të sigurojnë strehim për familjen që ka mbetur pa shtëpi, të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe të ndihmohet familja e Svetozar Cvetkoviq në eliminimin e pasojave, qoftë duke ia riparuar dëmet e
shkaktuara apo edhe t’i ndërtohet shtëpia e re.

Të ngjashme