Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikatë për media ka kruar nga institucionet e Kosovës që të mobilizohen në menaxhimin e pandemisë dhe të lënë anash interesat e ngushta politike.
Ky institucion, madje ka vlerësuar se takimet që po bënë koordinatori për dialogun më Serbinë, Skënder Hyseni, janë të kota dhe shpenzimet që po bënë ai, është më mirë të ndahen për menaxhimin e pandemisë:
Komunikata e plotë e KMDLNj-së:
Aktualisht Kosova, krahasuar për kokë banori është në majat botërore për kah numri i të infektuarve dhe atyre që përfundojnë me fatalitet. Në vend se të kemi mobilizim të përgjithshëm për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës e cila dita- ditës po përkeqësohet, inatet politike dhe përpjekjet për promovime dhe përfitima politike po ndikojnë dhe po e ndihmojnë përshkallëzimin e situatës. Në të gjitha mënyrat po pengohet votimi i Ligjit për pandeminë, nuk ka gjë prej premtimit për programin për rimëkëmbje të ekomomisë në kohën kur shumica e bizneseve janë para ose të falimentuara. Shëndetësia , më parë shumë e lëvdëruar, tash e kritikuar dhe jo mjaftueshëm e përkrahur nga shteti po i kalon vuajtjet e Tantalit dhe është buzë kolapsit përkundër përpjekjeve dhe sakrificave titanike të punëtorëve shëndetësor. Frika dhe apatia janë bërë shenjë dalluese e shumë qytetarëve të Kosovës. Po në këtë kohë kur po mendohet ekskluzivisht për mbijetesë, dikujt i është kujtuar ta ringjallë një koordinator për bisedine me Serbinë , sipas modelit dhe vullnetit të Borellit dhe Lajçakut, mohues të shtetit të Kosovës dhe shumë të afërt me Serbinë. Qetësuesi thuaja i vetëm dhe mashtruesi kryesor për qytetarët e Kosovës, liberalizimi i vizave ka mbetur vetëm ëndërr , së paku deri më tani. Koordinatori për bisedime, i riinkarnuar, përveç ambicieve dhe premtimeve të mëdha për ta vendosur mbi kokë dafinën e fitores në këto bisedime, asgjë konkrete nuk ka ofruar dhe për asgjë nuk po i informon qytetarët e Kosovës sikur të vendosej për ardhmërinë e Tibetit e jo të Kosovës. Madje, i mbështjellur me një jotransparencë të madhe e bënë tërë këtë proces të dyshimtë , jo të besueshëm dhe me mundësi të përfundimit të keq për Kosovën.Kosova ka qenë e lodhur me 6 pikat e Ban ki Munit për t’i përballuar 9 pikat e Lajçakut dhe Borellit të cilat nuk premtojnë asnjë të mirë për Kosovën përveç se hapin rrugë Serbisë për integrime në BE-e në kohën kur Kosova është krejtësisht e izoluar Pa nje konsesus të domosdoshëm politik, të pozitës dhe opozitës, nuk mund të vazhdohet me bisedime të improvizuara , siç po veprohet tani.Nëse koordinatori Skender Hyseni nuk e ka përkrahjen e opozitës dhe subjektit i cili e ka caktuar në këtë pozitë, pa e marrë miratimin e spektrit të gjerë politik, atëhere nuk ka asnjë arsye të bëjë shpenzime të panevojshme. Ato mjete të shpenzuara krejtësisht koti, le të përdoren në luftë kundër pandemisë. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për ruajtje dhe mbrojtje të shëndetit , skajshmërisht të rrezikuar, për një gjendje ekonomike të përmirësuar dhe të qëndrueshme, kthim në shkolla dhe normalizim të jetës e jo për bisedime të improvizuara, të dëmshme dhe të panevojshme për këtë kohë e që po bëhen për të siguruar një mbijetesë politike apo për t’u rikthyer nga arkivat e mbuluar me pluhur. Të drejtat e njeriut nuk sigurohen e as nuk mbrohen përmes këtyre bisedimeve të ricikluara por përmes forcimit të institucioneve dhe ligjit që do të ishin vendimtarë për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19. Prandaj, KMDLNj ju thërret të lini improvizimet dhe ambiciet personale, politike dhe partiake e të merreni me probleme reale me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës dhe për të cilin edhe keni mandat! Deri më tani keni dështuar në përmbushjen e këtij mandati.