Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega në Mitrovicë ka bërë të ditur se janë tre persona të plagosur, si dhe 30 të arrestuar e ndaluar nga aksioni i fundit.
Sipas tyre, me armë zjarri janë plagosur 3 policë (shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjindet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë. KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.
KMDLNJ e ka dënuar ashpër dhunën ndaj policivë dhe kërkon që dorasit të sillen sa më shoejt para drejtësisë.
Reagim i KMDLNj – së:
“TRE POLICË TË PLAGOSUR NË VERI TË KOSOVËS!
Sipas informatave të Q. R të KMDLNj-së në Mitrovicë , që nga ora 5:00 njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.
Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada. Deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë (shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjindet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë. KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.
Për dallim nga herat tjera , përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më i vogël.
KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.
KMDLNj kërkon që ata që plagosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë. Deri në momentin e raportimit aksioni i policisë është duke vazhduar”.