KEDS ka hyrë në sezonin dimëror, me përplot ankesa nga qytetarët në lidhje me shtrenjtimin e çmimeve të rrymës.
Sipas KMDLNJ, dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400% më të larta.
“KEDS ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Me fillimin e sezonit dimëror ngritët edhe çmimi i energjisë elektrike por është jo normale që ajo ngritje të shkojë deri në 300 – 400 % më shumë se ato të tarifave verore” ka deklaruar KMDLNJ përmes një deklarate.
Përveç kësaj, ka pasur reagim edhe për reduktimin e furnizimit me energji elektrike veçanërisht në zonat rurale.
KMDLNj kërkon nga autoritetet përkatëse që këto shqetësime të ngritura nga qytetarët të hetohen nga institucionet përkatëse dhe ndaj përgjegjësve të ndërmerren masa ligjore, si dhe pret ri-aktivizimin e protestave të qytetarëve shkaku se është në interes të qytetarëve.