Në takimin e sotëm që u mbajt midis MASHT-it, SBASHK-ut, Drejtorëve komunalë të Arsimit dhe Këshillit të Prindërve në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura. Në këtë takim ishte ftuar edhe KMDLNj. Takimi ishte i përshkruar me propozime për dalje nga situata në një situatë të qetë dhe pa pasur përpjekje për imponim të qëndrimit. MASHT-i ishte që të kompensohen orët e humbura ndërsa SBASHK-u këmbëngulte në kompensimin e vetëm 5 ditëve.
KMDLNj ofroi një zgjidhje kompromisi që të zëvendësohen 10 ditë të humbura duke dalë qartazi në anën e nxënësve meqë konsideron se në rastin konkret humbësit e vetëm dhe më të mëdhenjë janë nxënësit dhe prindërit e tyre. KMDLNj gjithashtu theksoi se, nëse pritet vendimi i gjykatës, ai vendim nuk do të jetë i pranueshëm për të dyja palët; MASHT-in dhe SBASHK-un dhe pas vendimit të gjykatës kompetente duhet të adresohet përgjegjësia edhe penale për palën që ka përgjegjësi.
Sipas KMDLNj-së, SBASHK-u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin sepse u trajtua në mënyrë korrekte nga të gjithë që i përdorën argumentet e tyre dhe vetëm pasi një drejtor komunal i DKA e krahasoi rrogën e tij me të kryetarit të SBASHK-ut, në mënyrë demonstrative e lëshuan takimin.
KMDLNj mbetet i përkushtuar të gjindet një zgjidhje për kompensim të orëve e që do të duhej të ishte interes edhe i MASH-it edhe i SBASHK-ut. KMDLNj vlerëson se Këshilli i Prindërve është dashur të bëjë grevë edhe kundër MASHT-it edhe kundër SBASHK-ut sepse janë humbësit e vetëm dhe më të mëdhenjë. KMDLNj propozoi që të ndryshohet edhe Ligji për Greva për të hequr të gjitha paqartësitë.