Pasi e bëri lëmsh arsimin në Kosovë përmes grevave shantazhuese dhe të kriminalizuara, nënshkruesi i Paktit me subjekte politike gjatë fushatës zgjedhore që, në këmbim të privilegjeve që po i gëzon duke bërë shtatë palë qejfe do t’iu sigurojë vota, kryetari i SBASHKU-ut , zotëri Rrahman Jasharaj në cilësinë e ministrit të MASHT-it, kryeinspektorit të arsimit, kryedrejtor i të gjitha drejtorive komunale të arsimit, kryetarit të Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe teknologji bëri publik lajmin se në pushime verore do të dërgohen 400 sindikalistë që aq pamëshirsh҅ëm e dhunuan procesin mësimorë në Kosovë duke e dëmtuar rënd mësimdhënien dhe mësimnxënien përmes bojkotimit.
SBASHK-u doli të jetë mbi MASHT-in, mbi Kuvendin e Kosovës dhe mbi vendimet e Gjykatës të cilat zotëri Jasharaj, kryesindikalisti me një rrogë që nuk përputhet me moralin sindikalist e sfidoi “urdhërin” e ministrit të MASHT-it që orët të kompensohen duke vazhduar procesi mësimor deri më 28.06.2019 kurse zotëri Jasharaj e mbylli këtë proces më 21.06.2019.
Realisht sot në Kosovë janë në fuqi dy dekrete apo vendime të dy figurave me të fuqishme dhe emblematike në hapësirat shqiptare ; në Shqipëri del të jetë presidenti Ilir Meta që anuloi mbajtjen e zgjedhjeve lokale me 30.06.2019 dhe në Kosovë “presidenti” i arsimit , zotëri Rrahman Jasharaj që, me një dekret apo urëdhër papnor “urbi et orbi” anuloi kompensimin e orëve të humbura me fajin e vet SBASHK-ut me qëndrim oportunist të qeverisë dhe “kapitullim” të MASHT-it.
Qeveria e Kosovës nuk është dashur në asnjë mënyrë të paguaj për ditet e humbura të mësimit, me një grevë nga kapidanët e SBASHK-ut, me në krye kryekapidanin, zotëri Rrahman Jasharaj. SBASHK-u në mënyrë flagrante ka shkelur të drejtat e njeriut përkatësisht të drejtat e nxënësve duke organizuar një grevë shantazhuese, pa asnjë dyshim e përkrahur edhe politikisht, nga pozita dhe opozita të cilët, zotëri Rrahman Jasharaj e shëndrruan në një Herkul të arsimit dhe vendimarrësin numër 1 në këtë fushë.
Nëse SBASHK-u ka mjete të dërgojë 400 sindikalistë në deti për të pushuar nga pushimi i grevës, kjo nënkupton se SBASHK-u ka fonde edhe për t’i paguar grevistët arsimorë për grevën e kundërligjshme që, në emër të realizimit të përfitimeve ekskluzivisht personale, rëndë ka dëmtuar interesat e qindar mijëra nxënësve e që është në kundërshtim të plotë me parimin e të drejtave të njeriut .
Pasi na mërdhiu të gjithëve, zotëri Rrahman Jasharaj me plotë të drejtë meriton të theket në bregdetin Adriatik apo Jon. Madje meriton të shkojë edhe në Madagaskar.
KMDLNj vlerëson se SBASHK-u, me zotëri Rrahman Jasharaj në krye duhet të ndiqet penalisht nëse vendimi përfundimtar i Gjykatës kompetente e përcakton përgjegjësinë konkrete.
Asnjë vend apo shtet në botë nuk kompenson grevistët që e dëmtojnë vendin dhe interesin e përgjithshëm por vet organizatat sindikaliste kanë fonde dhe kompenzojnë grevistët për aq kohë sa bëjnë grevë. Organizimi sindikalist dhe greva janë të drejta të njeriut dhe këto të drejta janë të rregulluara me ligj gjë që edhe KMDLNj –ë e përkrah.Mirëpo, përdorimi i shantazhit për realizim të këtyre të drejtave ,duke dëmtuar të drejtat e të tjerëve përveç se përbënë shkelje të drejatave të njeriut ka elemente edhe të veprës penale.
Krejt në fund , nëse kemi parasysh se kush e cakton dinamikën dhe përmbajtjen e procesit mësimorë në Kosovë, në rastin konkret është SBASHK-u, politikisht i manipuluar dhe zotëri Rrahman Jasharaj, politikisht i stërpërdorur, atëherë del se nuk kemi edhe aq keq punët në arsimin në Kosovë.